Raporti 24-orësh i Policisë: Një aksident me fatalitet, 34 me të lënduar dhe mbi 2300 gjoba trafiku

by informim peje

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 34 aksidente me të lënduar dhe 50 aksidente të tjera me dëme materiale.

banner

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2,311 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, policia ka arrestuar 32 persona, prej të cilëve 24 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy