Real Madridi kryeson botën, ja klubet më të vlefshme në futboll

by Nexhat

Transfermarkt ka publikuar përditësimin më të fundit të vlerave të tregut, duke renditur klubet me skuadrat më të shtrenjta në futbollin botëror pas përditësimeve në të gjitha ligat kryesore.

Në krye të listës qëndron Real Madrid, me një vlerë totale prej 1.38 miliardë euro, falë yjeve si Kylian Mbappé, Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Federico Valverde, të gjithë të vlerësuar mbi 100 milionë euro.

banner

Në vendin e dytë renditet Arsenal me 1.29 miliardë euro, duke lënë pas Manchester City pas merkatos së verës dhe përditësimit të dhjetorit.

Top 5 plotësohet nga Manchester City, Liverpool dhe Barcelona, ndërsa PSG dhe Chelsea gjithashtu janë mes klubeve më të vlefshme.

Premier League konfirmohet si liga më e pasur në botë, me një vlerë totale prej 12.78 miliardë euro, ku plot 11 klube angleze janë në top 20-she.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy