Tahiri: Me Bedri Hamzën kryeministër, koalicionin me LVV-në e shoh të mundshëm

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, ka thënë se një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje është i mundshëm nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si kryeministër.

Ai në Debat Plus, ka shtuar se ky koalicion do të realizohej pa përsëritur politikat e pesë viteve të fundit, të cilat sipas tij nuk dhanë rezultate dhe krijuan një situatë të pashpresë në vend.

banner

“Me Bedri Hamzën kryeministër e shoh të mundshme [që të ndodhë një koalicion me LVV-në], duke realizuar një projekt të tillë duke mos përsëritur të kaluarën duek mos përsëritur politikat që i kemi bërë pesë vitet e fundit dhe nuk kanë dhënën rezultat dhe kanë kriju një situatë të pashpresë në vendin tonë”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri theksoi se koalicioni do të shërbente për të çuar Kosovën përpara, duke lënë pas përçarjet dhe destabilizimin e së kaluarës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy