“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Krishtlindje: Këto troje ishin pjesë e hershme e historisë së Krishterimit

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Katedralen qendrore të Prishtinës ka mbajtur një fjalim me rastin e Krishtlindjeve.

Osmani nga Katedralja “Nënë Tereza”, ka kujtuar veprën dhe shembullin e Nënë Terezës, duke bërë thirrje për ndjekjen e shembullit të saj.

banner

“Krishtlindja është frymëzim që na tregon se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. Kjo festë na fton për respekt të ndërsjellë ndaj familjes, miqve dhe bashkëkombësve tanë që na lidh gjuha, gjaku e shpresa e përbashkët,. Prandaj sipas shembullit të Shën Terezës, le të kujdesemi jo vetme sonte, por gjatë gjithë vitit që vjen, për ata që presin ndihmën tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka thënë se kjo natë ka edhe një histori që lidhet me letrën e Apostullit Pal e në të cilën shkruante se “Ungjilli është shpallur nga Jerusalemi në Iliri”.

Presidentja Osmani ka thënë se kjo dëshmon se trojet shqiptare kanë qenë pjesë e hershme e historisë së krishtërimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy