Zinedine Zidane pranë stolit të Francës, emërimi pas Kupës së Botës

by jonzefaj

Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori, Zinedine Zidane, ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Francës, por vetëm pas Kupës së Botës vitin e ardhshëm.

Zidane, puna e fundit e të cilit si trajner ishte në vitin 2021, kur u largua nga Real Madridi për herë të dytë në karrierën e tij, do të pasojë kështu Didier Deschamps në stolin e “Trikolorëve”.

banner

Si lojtar, Zidane e kishte fituar titullin botëror në vitin 1998, dhe tani do të përpiqet të arrijë të njëjtin qëllim si trajner, duke e udhëhequr brezin e ri të Francës drejt majave globale.

Sipas mediumit le10sport, Federata Franceze e Futbollit duhet të ngutet ta zyrtarizoj tani Zidanen, pasi Real Madridi është kthyer në garë dhe mund të ndodh ndonjë befasi e minutave të fundit.

Ju kujtojmë se Deschamps është në pozicionin e trajnerit që nga viti 2012, dhe ai fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 në Rusi, vetëm për t’u mposhtur nga Argjentina në finalen tre vjet më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy