Abdixhiku nga tubimi në Shtime: Familja nuk është barrë për buxhetin; është investim në të ardhmen e vendit

by Nexhat

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Shtime ka deklaruar se Kosova duhet të investojë tek familja seriozisht dhe drejtpërdrejt.

Prandaj, sipas tij për LDK-në familja nuk është thjesht një kategori sociale, por pasuri e madhë kombëtare.

banner

“Prandaj ne kemi marrë një vendim të qartë politik dhe moral: Kosova duhet të investojë te familja, seriozisht dhe drejtpërdrejt. Jo me fjalë, jo me projekte të përkohshme, por me politika të qëndrueshme shtetërore. Sepse familja nuk është barrë për buxhetin; familja është investim në të ardhmen e vendit”, tha Abdixhiku.

Dhe pikërisht për këtë, Abdixhiku shtoi se premtimet e LDK-së për familjen nuk janë simbolike. Janë konkrete. Janë të matshme. Janë të zbatueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy