Kryetari i Malishevës ankohet për ndërprerjen e rrymës, kërkon zgjidhje

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati është ankuar për ndërprerjen e shpeshtë dhe të zgjatur të energjisë elektrike në këtë komunë, duke thënë se kjo po vështirëson jetën e qytetarëve dhe bizneseve lokale.

“Këto ndërprerje, sidomos në këtë periudhë (temperatura të ulëta, në prag të festave të fundvitit dhe prezencës së mërgatës sonë), po cenojnë jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin normal të shkollave, qendrave shëndetësore, shërbimeve komunale dhe po krijojnë pasoja ekonomike për bizneset”, thuhet në reagim. 

banner

Kastrati ka kërkuar nga Qeveria që të trajtojë me prioritet situatën energjetike në Komunën e Malishevës dhe të ndërmarrë masa konkrete për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. 

“Po ashtu, edhe nga KEDS dhe KESCO kërkojmë që të ofrojnë sqarime të qarta për arsyet e këtyre ndërprerjeve, si dhe të sigurojnë intervenime urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë elektrike në komunën tonë!

Qytetarët e Malishevës meritojnë trajtim të barabartë, ashtu si çdo komunë tjetër e vendit. Furnizimi me energji elektrike është shërbim bazik dhe e drejtë themelore, e cila duhet të garantohet pa përjashtime”, vazhdon reagimi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy