Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e mundësi për intervale kohore me diell. Erërat do të jenë të lehta deri mesatare kryesisht nga veriu dhe verilindja.

Temperaturat pritet të luhaten nga -4 minimalja deri në 4 gradë Celsius maksimalja në Rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin deri në 6 apo 7 gradë Celsius ajo maksimale.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi dita e Premte sjellë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Në jug të Shqipërisë në mëngjes ende priten reshje të dobëta atmosferike por në largim e sipër. Më shumë intervale me diell priten në Shqipëri.

Fundjava vjen me më shumë diell dhe mund të vërehet një rritje e lehtë e temperaturave ditore, por në mëngjes do të ketë ngrica. Të dielën vonë në Kosovë pritet të aktivizohen erërat e ftohta veriore me depërtimin e një fronti të ftohta ajror direkt nga veriu me pak mundësi për fjolla bore në disa vise kryesisht kodrinore-malore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Acar më i fortë pritet mëngjeset e para të javës së re./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy