Moti sot me reshje shiu e bore

by Nexhat

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, parashikimi i mëhershëm ka pësuar ndryshime të lehta , ku perpos rigave te shiut parashihen edhe reshje bore.

Temperaturat kanë zbritur në kufijtë e dimrit të vërtetë: mëngjesi nis me -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa edhe dita mezi arrin 1–2 gradë.

banner

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vorbulla polare ka shtuar “presionin” e saj, duke i bërë temperaturat maksimale më kokëforta se zakonisht dhe duke sjellë luhatje të lehta të kushteve atmosferike.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, herë e butë e herë më e ndjeshme, me shpejtësi 1 deri në 7 m/s – sa për ta kujtuar se palltot e trasha nuk janë luks, por domosdoshmëri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy