Opinionisti Rrahman Paçarizi ka akuzuar partinë në pushtet se po përpiqet të blejë votën e qytetarit.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai tha se është e turpshme se si Lëvizja Vetëvendosje shpërndanë para tri ditë para zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv.
“Secilën situatë, sa herë jepen para kështu, ka hile. Edhe në Amerikë, kudo qoftë, kur jepen paratë për s’kfjelluri aty ka diçka mbrapa, sepse duhet me u fsheh diçka”, tha Paçarizi.
“Çka po ndodh te ne? Te ne po ndodh ajo që e kemi diskutuar shumë herë, nuk ka qasje zhvillimore, ka qasje elektorale. Nuk ka raportim ka propagandë. Dhe këto politika, këto qasje elektorale neve janë duke na kushtuar aq sa na as nuk e dimë”.
“Këtu vota po blihet, ose po synohet me u ble ashiqare, shteti hapur po përpiqet me ble votë. Unë nuk besoj hiç që qytetarët e Kosovës si t’i marrin 100 euro e votojnë Albin Kurtin, njerëzit i kanë bindjet e tyre. Kjo është e turpshme, unë nuk e kuptoj si nuk ju vjen marre me jep pare tri ditë para zgjedhjeve”, tha ai

