Selmanaj për 100 eurot e Kurtit: Korrupsion elektoral, blerje e votës me para publike, pikë

by Nexhat

Driton Selmanaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka kritikuar vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove pak ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar të njëjtin vendim si ‘’korrupsion elektoral’’.

Selmanaj ka thënë se Kurti dhe qeveria e tij po e bëjnë atë që dikur vetë ata e quanin ‘’krim’’, e që është, blerja e votës me para publike.

banner

‘’ Albin Kurti duket se e ka bërë llogarinë: sa kushton qytetari kosovar në prag zgjedhjesh. Përgjigjja e tij është e thjeshtë dhe fyese: 100 euro. Këto 100 euro nuk janë ndihmë sociale. Janë ryshfet elektoral, i financuar nga buxheti i shtetit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Ndarja e 100 eurove gjatë fushatës zgjedhore është korrupsion elektoral. Pikë.

Albin Kurti dhe qeveria e tij po bëjnë atë që dikur e quanin krim: blerjen e votës me para publike. Kur pushteti rrezikohet, parimet harrohen.

Albin Kurti duket se e ka bërë llogarinë: sa kushton qytetari kosovar në prag zgjedhjesh.

Përgjigjja e tij është e thjeshtë dhe fyese: 100 euro.

Këto 100 euro nuk janë ndihmë sociale. Janë ryshfet elektoral, i financuar nga buxheti i shtetit.

Në vend që paratë publike të investohen në zhvillim, punësim apo projekte me dobi afatgjatë, ato shpërndahen për interes elektoral të momentit.

Kjo nuk është qeverisje me dinjitet.

Kjo është manipulim politik.

Kjo është korrupsion elektoral i pastër.

#ldk123 #dritoni25

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy