Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se edhe në raportet ndërkombëtare thuhet se korrupsioni është edhe në nivele të larta qeveritare.
Këtë, Gjini e ka vlerësuar si shqetësuese, duke thënë edhe se, gjatë 6 viteve për herë të parë, Kosova ka qenë nën sanksione të BE’së dhe SHBA’së.
‘Çka jemi tu pa tash është që, edhe vendet për rreth, na nuk jemi tu u afru ndaj tyre me zhvillim por ato janë tu u largu, e kanë zhvillim më të shpejtë. Ky gap është duke u rrit. Tash nëse një kryeministër për gjashtë vite nuk ka bo kurgjo për energji, ti ka mbyt projektet, unë ta mas këtë efekt, a është mirë për Kosovën apo keq. Nëse gjatë qetyne 6 viteve për herë të parë në histori të Kosovës, ne jemi ndodh nën sanksione të BE dhe SHBA’së, qysh duhet me përkthy këtë fakt. Nëse kemi ardh në ditën që kryeministri dhe ministrat refuzojnë me u paraqit para organeve të drejtësisë… Nëse na është premtu sigurimet shëndetësore, ulja e kostos jetesës, ulja e çmimit të energjisë, e krejt e kemi të kundërtën tu ndodh, unë duhna me fol. Duhet me bë një bilanc.
Nëse flasim për korrupsion, kur ka fitu 2019 Albin Kurti, e kam ditë që ka qasje tepër të majt, që s’ka me qenë biznes friendly, amo e kam pas një shpresë që të paktën të lufta kundër korrupsionit ka me mbrri ndoshta me ia bë një favor Kosovës, amo tash kqyre çka sheh ti, jo vetëm që ndodh korrupsioni, dhe është i përmasave shqetësuese, por vinë edhe raporte ndërkombëtare që për herë të parë thonë që korrupsioni në nivele të larta qeveritare është shqetësuese. Është shumë problemtatike’’, ka thënë ai.

