“Idetë e mia përputhen me vizionin e kësaj partie”, Thaçi tregon arsyen pse iu bashkua LDK-së

by Nexhat

Këngëtarja Adelina Thaçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e së dielës.

E ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Thaçi ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë pjesë e kësaj partie politike, duke theksuar përputhjen e vlerave dhe vizionit politik.

banner

“Me shumë dëshirë, kënaqësi dhe vendosmëri kam vendosur të jem pjesë e LDK-së, sepse idetë e mia përputhen më së miri me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Lumir Abdixhiku. Fillimisht, jemi një parti e paqes dhe e bashkimit, me mesazhe të qarta dhe program të fortë. Vetëm aty e shoh veten”, deklaroi ajo.

Thaçi theksoi se një tjetër arsye e rëndësishme për këtë angazhim është ekipi brenda partisë, të cilin e vlerëson si thelbësor për suksesin politik.

“E dyta, shumë e rëndësishme është ekipa. Secili është më i miri në fushën e vet dhe kjo ka rëndësi, sepse proceset e mëdha nuk mund të udhëhiqen vetëm, por duhet të funksionojnë si një orkestër”, tha Thaçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy