Kurti e gjen një krahasim për të shpjeguar zhvillimin e “hovshëm” ekonomik: Të tjerët ishin në marshin e parë, ne në të tretin

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për zhvillimin ekonomik, duke thënë se qeverisja e tij, në krahasim me të tjerët ka qenë ‘’trefish më të shpejtë’’.

Për këtë, Kurti mori shembull lëvizjen e një veture për të bërë krahasim duke thënë se të tjerët kanë lëvizur në ‘’marshin e parë’’, kur me VV’në, ka lëvizur në ‘’marshin e tretë’’.

banner

“Sa i përket rritjes ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë se ata. Kjo do të thotë se, edhe nëse ata kanë pasur drejtimin dhe kahun e duhur, e kanë lënë shtetin si një veturë në marshin e parë dhe e kanë lodhur duke e mbajtur vetëm aty. Ne, nga ana tjetër, jemi trefish më të shpejtë, sepse jemi në marshin e tretë”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy