Mbi 100 aksidente rrugore janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, sipas raportit të Policisë së Kosovës. Nga 104 aksidente të regjistruara, 1 ka përfunduar me fatalitet, 36 persona janë lënduar, ndërsa 67 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë të njëjtit interval kohor, policia ka shqiptuar 2,492 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor. Po ashtu, 10 persona janë arrestuar, 7 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.
Autoritetet apelojnë tek qytetarët për respektim rigoroz të rregullave të trafikut, duke theksuar se aksidentet dhe shkeljet e shpeshta paraqesin rrezik të madh për sigurinë e qytetarëve.

