Mbi 19 mijë kosovarë votojnë nesër në 29 përfaqësi diplomatike jashtë vendit

by engel

Më 27 dhjetor, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike të vendosura në 18 shtete të botës.

Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, ku janë të regjistruar paraprakisht 116 votues. Pas Turqisë, votimi do të zhvillohet në 15 shtete të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke dhe Hungarinë, ku janë regjistruar gjithsej 17,761 votues.

banner

Në kontinentin amerikan, votimi do të zhvillohet për 1,310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, përkatësisht në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për votimin në përfaqësi diplomatike janë hapur gjithsej 40 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se votat e grumbulluara në përfaqësitë diplomatike dhe ato me postë do të dërgohen në Kosovë për t’u numëruar. Procesi i votimit me postë, i cili ka nisur më 16 dhjetor, përfshin 57,899 votues të regjistruar në 23 shtete të ndryshme.

Elezi thekson se shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë vendit do të hiqen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës, ndërsa ata që nuk janë regjistruar jashtë vendit mbeten në listën e brendshme dhe mund të votojnë nëse ndodhen fizikisht në Kosovë në ditën e zgjedhjeve.

Ky proces siguron që kosovarët në diasporë të kenë mundësi të ndikojnë në përbërjen e Kuvendit, duke garantuar pjesëmarrje të gjerë jashtë vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy