‘‘Mundësi për reshje bore’’ – Ky është parashikimi i motit për fundjavën e fundit të këtij viti

by Nexhat

Mendimi për Motin ka paraparë intervale me diell fundjavën e fundit të vitit 2025, por dhe mundësi për ndonjë rrebesh dëbore.

Në postim thuhet edhe se, temperatura minimale zbret deri në -4C e -2C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 3C e 6C

banner

Postimi:

Intervale me diell fundjavën e fundit të vitit 2025, por dhe mundësi për ndonjë rrebesh dëbore

Mendimi për motin – 26.12.2025

Më shumë intervale me diell po parashihen në fundjavën e fundit të vitit 2025, megjithëse pjesëve lindore e qëndrore të vendit kalojnë vransira kohëpaskohe.  Aty këtu zhvillimet e këtyre vransirave japin mundësi edhe për ndonjë rrebesh të dobët dëbore, më me gjasë ditën e diel.  Temperatura minimale zbret deri në -4C e -2C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 3C e 6C.  Frynë erë e lehtë veriore 1-5m/s, ndërsa ditën e diel më e theksuar me hove deri në 15m/s.

Përgjatë ditëve të fundit, nga e hëna po parashihet të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell.  Temperaturat minimale zbresin deri në -7C, e maksimalet ditën e martë shënojnë rritje deri në 5C, mirëpo që ditën e fundit të vitit zbresin në 2C.  Era frynë gjihnjë nga veriu e verilindja, ditën e martë me hove deri në 10m/s

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy