Prania e grave me shami në Katedralen Shën Tereza, mesazh bashkëjetese dhe respekti ndërfetar

by engel

Në natën e Krishtlindjes, Katedralja Shën Tereza në Prishtinë u mbush me besimtarë dhe qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme, të cilët kishin ardhur për të festuar një nga festat më të rëndësishme të krishterimit. Mes të pranishmëve, vëmendje të veçantë në opinionin publik ngjalli prania e dy grave që mbanin shami, të cilat kishin zgjedhur të merrnin pjesë në ceremoninë fetare.

Kjo pamje u interpretua nga shumëkush si një simbol i respektit dhe i bashkëjetesës ndërfetare, ndërsa në rrjetet sociale u hapën edhe diskutime të ndryshme rreth domethënies së saj. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Don Mikel Sopi, famullitar në Kishën Katolike të Ferizajit.

banner

Sipas Don Mikel Sopit, përdorimi i termit “mbulesë islame” nuk është plotësisht i saktë, pasi mbulesa e kokës ka qenë dhe mbetet pjesë e shumë kulturave dhe traditave fetare, përfshirë edhe atë të krishterë. Ai theksoi se edhe sot, veçanërisht te të krishterët arabë, mbulimi i kokës vazhdon të jetë praktikë e zakonshme.

Don Mikel Sopi vlerësoi se prania e këtyre grave në Katedralen Katolike duhet parë si shenjë respekti, kulture dhe bashkëjetese, e jo si etiketim fetar. Ai theksoi se në hapësirat e shenjta, njerëzit duhet të shihen me dinjitet dhe mirëkuptim, duke lënë anash paragjykimet.

Ky rast është cilësuar nga shumë qytetarë si një mesazh pozitiv për tolerancën dhe harmoninë ndërfetare, vlera këto që prej vitesh konsiderohen pjesë thelbësore e shoqërisë kosovare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy