Sladan Trajkoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 10 vjet burgim

by engel

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sladan Trajkoviqit, duke e dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Vendimi u bë publik të premten nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, së bashku me anëtarët Arben Hoti dhe Donikë Shala-Abdyli. Gjykata e gjeti Trajkoviqin fajtor për pikën C të aktakuzës, ndërsa për pikat A, B dhe D u vlerësua se nuk është vërtetuar kryerja e veprimeve inkriminuese.

banner

Në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e cila do t’i vazhdohet me aktvendim të veçantë. Po ashtu, i akuzuari është obliguar të paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore në vlerë prej 300 eurosh, përfshirë paushallin gjyqësor dhe kontributin për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Palët e dëmtuara janë udhëzuar që kërkesat pasurore-juridike t’i realizojnë përmes kontestit civil. Ndërkohë, palët e pakënaqura me vendimin kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Trajkoviqit më 12 korrik 2023, duke e akuzuar për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998–1999 në fshatin Reznik të Vushtrrisë dhe në zonat përreth. Sipas aktakuzës, ai dyshohej se, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, kishte marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, arrestime, tortura, trajtim çnjerëzor, dëbime masive të civilëve shqiptarë, si dhe në plaçkitje e shkatërrim të pronës.

Me këto veprime, Trajkoviq akuzohej se kishte kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, e paraparë sipas legjislacionit penal në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy