Abdixhiku: Prishtina po ecën përpara, po punohet edhe natën, LDK garanton zhvillim dhe punë pa ndalesë

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se Prishtina po hyn në një fazë të re zhvillimi, pas zhbllokimit të fondeve që, sipas tij, kishin mbajtur të ndalur projektet kapitale për më shumë se një vit.

Në një reagim publik, Abdixhiku ka deklaruar se punët infrastrukturore në kryeqytet po zhvillohen me intensitet të lartë, pa ndërprerje, edhe gjatë dimrit dhe orëve të natës. Ai ka veçuar si projekt kyç Unazën e Brendshme të Prishtinës, e cila, sipas tij, është drejt përfundimit.

banner

Po ashtu, kreu i LDK-së ka paralajmëruar ritëm të shpejtë të punimeve edhe në Unazën e Jashtme, si dhe në rrugët që, sipas tij, kanë qenë të vonuara për pesë vite me radhë. Abdixhiku ka theksuar se këto projekte janë jetike për zhvillimin ekonomik dhe urban të vendit.

“Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit dhe bllokadës”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se LDK në Prishtinë mbetet e përkushtuar për punë konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje që nuk ndalet përballë pengesave politike, ndërsa Prishtina, nën udhëheqjen e LDK-së, është shembull i kësaj qasjeje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy