Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

by engel

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme në Mitrovicë të Jugut, ku një burrë është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ngritur dyshime, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë veprimet hetimore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Për shkak të rrethanave ende të paqarta, rasti është klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”.

banner

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy