Nis votimi i diasporës në Evropë, në SHBA dhe Kanada kutitë hapen më vonë

by engel

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se votimi ka filluar në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës në Evropë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada procesi do të nisë më vonë për shkak të dallimit kohor.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, votimi ka filluar fillimisht në konsullatën e Kosovës në Stamboll në orën 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ndërsa nga ora 07:00 ka nisur edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike në Evropë.

banner

Në SHBA dhe Kanada, votimi do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në orën 01:00 pas mesnatës, sipas kohës lokale në Kosovë. Procesi do të mbahet në ambasadën e Kosovës në Uashington dhe konsullatën në Nju Jork, si dhe në ambasadën në Otavë dhe konsullatën në Toronto.

Votimi po zhvillohet në një numër të madh përfaqësish diplomatike, përfshirë ato në Gjermani, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar, Francë, Belgjikë, Itali, Turqi, Kroaci, Holandë, si dhe në disa vende të tjera evropiane. Procesi është i shpërndarë në 18 shtete dhe gjithsej 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Të drejtë vote në këtë proces kanë 19 mijë e 187 qytetarë të regjistruar për votim fizik jashtë vendit. KQZ ka bërë të ditur se procesi po monitorohet në vazhdimësi, me qëllim që votimi të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe transparente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy