Ndeshjet e Premier League dhuruan emocione. Arsenal triumfoi 2-1 ndaj Brighton në takimin e zhvilluar në Londër.
Me këtë rezultat, “Gooners” kryesojnë kampionatin me 42 pikë.
Fitore arriti edhe Liverpool. “The Reds” mposhtën 2-1 Wolves, duke marrë pikë të rëndësishme për t’u ngjitur sa më lart në renditje. Ekipi i Slot renditet në vendin e katërt me 32 pikë.
Ndërkohë, barazim pa gola u regjistrua mes Burnley dhe Everton. Në këtë takim luajti titullar Broja, i cili dhuroi një paraqitje pozitive.

