Sektori privat mban gjallë turizmin në Kosovë, tani po përballet me sfida ekonomike dhe institucionale

by engel

Pavarësisht vështirësive ekonomike, politike dhe sociale, turizmi në Kosovë po shënon rritje falë angazhimit të sektorit privat. Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, ka deklaruar se vendi po regjistron rritje vjetore të turizmit nga 13 deri në 25 për qind, duke u shndërruar në destinacion të kërkuar edhe për turistët e huaj.

Sogojeva theksoi se çdo ngecje institucionale ndikon drejtpërdrejt në bizneset private, por sipas tij, sektori ka arritur ta përballojë situatën dhe të vazhdojë funksionimin. Ai vlerësoi se pa sektorin privat, sot nuk do të kishte turizëm aktiv në Kosovë.

banner

Sipas tij, promovimi i vazhdueshëm dhe organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare si festivali i Dua Lipës apo Dokufest kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve nga rajoni dhe bota. Megjithatë, sfidë serioze mbetet rritja e çmimit të energjisë elektrike, e cila rrezikon veçanërisht bizneset jashtë Prishtinës.

Sogojeva kërkoi bashkëpunim më të ngushtë me komunat dhe ulje të TVSH-së nga 18 për qind, duke theksuar se vendet e rajonit aplikojnë norma shumë më të ulëta. Ai ngriti shqetësim edhe për mungesën e kapaciteteve institucionale për promovimin e turizmit, duke theksuar se pa një agjenci kombëtare funksionale, zhvillimi afatgjatë i këtij sektori mbetet i vështirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy