Votimi i diasporës, mbi 1,600 qytetarë kanë votuar deri në orën 09:00 në përfaqësitë diplomatike

by engel

Procesi i votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur edhe për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, me pjesëmarrje të konsiderueshme që në orët e para. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 09:00 kanë votuar mbi një mijë qytetarë në përfaqësitë diplomatike ku është hapur votimi.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, votimi ka filluar në orën 05:00 sipas kohës lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll, ndërsa nga ora 07:00 procesi është zgjeruar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike në Evropë, duke e çuar numrin total në 25 përfaqësi aktive.

banner

Elezi njoftoi se nga gjithsej 19 mijë e 187 votues të regjistruar për votim fizik jashtë vendit, deri në orën 09:00 kanë votuar 1 mijë e 659 qytetarë, që përbën 8.64 për qind të trupës zgjedhore të regjistruar në këto përfaqësi.

Ai theksoi se procesi i votimit po zhvillohet gjithsej në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës nëpër botë, ndërsa gjatë ditës së sotme të drejtë vote kanë vetëm qytetarët që janë regjistruar paraprakisht për votim në këto misione diplomatike.

KQZ ka bërë të ditur se procesi po monitorohet në vazhdimësi, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike do të vazhdojë sipas orareve të përcaktuara, në përputhje me procedurat zgjedhore në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy