Anëtari i PDK-së: Qendrat e votimit përballen me mungesë të energjisë, kërkohet ndërhyrje urgjente

by Nexhat

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se disa qendra votimi po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, çka rrezikon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Elshani ka theksuar se është e urgjente ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse, përfshirë KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministrinë e Ekonomisë, për të siguruar furnizim me energji

banner

Ai ka bërë të ditur se çdo vendvotim është i pajisur me kamera, dhe se votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen pa energji elektrike, duke theksuar nevojën për veprime të menjëhershme për të shmangur ndërprerje të procesit zgjedhor.

Postimi i plotë:

Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike.

Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë.

Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy