Britania e Madhe dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje 70 milionë dollarëshe për sisteme artilerie mobile

by informim peje

Britania e Madhe njoftoi të dielën se ka nënshkruar një kontratë të përbashkët prokurimi me Gjermaninë në vlerë 70 milionë dollarë për të blerë artileri të avancuar të montuar mbi mjete të blinduara, e cila mund të qëllojë gjatë lëvizjes dhe të godasin objektiva në distanca mbi 70 km.

Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se marrëveshja do t’i sigurojë Ushtrisë Britanike një aftësi demonstruese të hershme të sistemit RCH 155 dhe dy njësi për Gjermaninë për testim.

banner

Sistemi prodhohet nga grupi franko-gjerman i mbrojtjes KNDS dhe kompania gjermane Rheinmetall, raporton Reuters.

Sistemi mund të qëllojë tetë predha në minutë gjatë lëvizjes, të operohet nga dy anëtarë ekuipazhi dhe të përshkojë 700 km pa furnizim me karburant, thuhet në deklaratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy