Haradinaj flet për 9 mandate të fituara: Pres bashkëpunim me PDK e LDK, Kurti nuk mori çka priti

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për media pas mbylljes së kutive të votimit.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha;

banner

“Sot ka fitu demokracia jonë, ju falënderoj që e mbani gjallë demokracinë tonë në Kosovë. Mirënjohje të veçantë diasporës”, tha fillimisht Haradinaj.

“Për AAK-në është konfirmuar rezultati me 8%, është rreth 9 mandate … E mirëpresim rezultatin final, numërimin e të gjitha votave”, deklaroi Haradinaj para mediave, transmeton Express.

“Ky rezultat vërtet na bën krenar”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se Kurti nuk mori rezultatin që priti.

“Po vërtetohet që bllokada 1 vjeçare e Kurtit, nuk jep rezultatin e pritur prej tij. Jemi në një situatë përafërsisht të njejtë…” vlerësoi Haradinaj, duke shtuar se ndodhemi në një ‘situatë të ngjashme’.

Ai tha se “për të pas qeveri Kosova duhet të presim marëveshje mes LDK e PDK-së”, duke treguar preferencën e tij që opozita ta bëjë shumicën.

“AAK nuk ka qitë kushte për opozitën por është momenti të reflektojmë të gjithë”, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim me opozitën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy