Një rast i dhunës në familje është raportuar orët e para të mëngjesit të 28.12.2025, rreth orës 01:20, në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ankuesja në këtë rast, F.M., ka raportuar se bashkëshorti i saj, E. M, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikike dhe fizike. Pas raportimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim në prani të avokatit mbrojtës.
Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Kamenicë, ndërsa më pas është dërguar edhe në Emergjencën e Gjilanit, ku posedon raport mjekësor. Pas trajtimit, ajo është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.
Rasti është nën hetime.

