Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar episodin e fundit për vitin 2025 të podcastit “Flasim”, ku u ndal në zhvillimet e vendit dhe sfidat me të cilat, sipas tij, përballet Shqipëria.
Duke e cilësuar këtë si një episod të veçantë përmbyllës të vitit, Rama u ndal te ajo që e quajti “Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike”, ku sipas tij “zien histeria, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat më të mëdha”, duke akuzuar një pjesë të politikës dhe mediave për linçime, shpifje dhe destabilizim.
Kryeministri theksoi se kjo Shqipëri, sipas tij negative dhe zhurmuese, nuk mund ta ndalë progresin e vendit drejt integrimit europian.
Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të kryeministrit iu kushtua Reformës në Drejtësi, ku Rama theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe pavarësimi i drejtësisë nga politika janë shtylla themelore të qeverisjes së tij, duke nënvizuar se për herë të parë një forcë politike në pushtet ka hapur rrugën që drejtësia të veprojë edhe brenda vetë pushtetit

