Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb

by Nexhat

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha se, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të dhjetë mandatet e deputetëve të rezervuara për komunitetin serb.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha në një konferencë për media se kjo parti ka fituar bindshëm numrin më të madh të votave në komunat me shumicë serbe, por se partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” e Nenad Rashiqit ka marrë vota në mjedise ku serbët nuk jetojnë.

banner

Si shembull, ai përmendi se partia e Rashiqit në Prizren ka fituar 332 vota, në Gjakovë 52, ndërsa në Ferizaj 33.

“Jemi të detyruar të presim vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka shtoi se po pritet edhe numërimi i votave me kusht, si dhe se janë në përpunim mbi 1.000 vota të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët gjithashtu kanë votuar në zgjedhjet e së dielës.

Në bazë të numërimit të 98.40 për qind të votave, Lista Serbe ka fituar 4.37 për qind të votave apo 37.896 vota./RadioEvropaeLirë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy