Plani policor për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

by Nexhat

Policia e Kosovës ka angazhuar sot një numër të mjaftueshëm zyrtarësh për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Bazuar në ligjet e vendit dhe planin e saj operativ, Policia ka filluar punën me orar 12-orësh që nga ora 03:00, duke përfshirë hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit zgjedhor dhe sigurimin e qendrave të votimit.

banner

Plani policor për zgjedhje përfshin katër faza: periudha parazgjedhore, sigurimi gjatë fushatës, garantimi i sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve (dita Z) dhe transporti i materialit sensitiv pas përfundimit të procesit. Aktualisht jemi në fazën kryesore të ditës së zgjedhjeve.

Qëllimi i Policisë është krijimi i një klime të sigurt për qytetarët, ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit dhe materialit zgjedhor deri në përfundimin e procesit. Policia inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje të mundshme të ligjit zgjedhor.

Policia e Kosovës thekson se do të veprojë me profesionalizëm, integritet dhe llogaridhënie, duke marrë masat ligjore kundër çdo shkeljeje të procesit zgjedhor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe KQZ-në

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy