Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të Veriut

by Nexhat

Një rast i dyshuar i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosjes është raportuar në Mitrovicë të Veriut, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, në intervalin kohor 18:55–18:59, ku dy persona ankues kanë deklaruar se ndaj tyre është ushtruar presion në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare.

banner

Lidhur me rastin, autoritetet policore kanë njoftuar prokurorin kompetent, ndërsa veprimet hetimore janë në vazhdim për trajtimin e mëtejmë të rastit.

“CENIM I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE & KANOSJE

Mitrovicë Veri 27.12.2025, 18:55-18:59. Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raport

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy