Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani i ka falënderuar votuesit për mbështetjen.
“I jam thellësisht falenderues secilit dhe secilës që ka besuar në programin, idetë dhe përkushtimin tonë. Aktivisteve e aktivistëve që më kanë përkrahur me plotë përkushtim e pa lodhje”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Ramadani tha se kjo periudhë zgjedhore ishte një prej më të mirave në jetën e tij.
“Gjatë këtyre javëve, kam përjetuar një prej periudhave më të mira në jetë, në bashkëbisedim me qytetarët anëkënd shtetit tonë të mirë. Të qetë e të respektueshëm, të matur e të dashur. Nuk ka popull më të mirë se populli ynë ❤️”, shkroi Ramadani.

