Ramush Haradinaj iu bën thirrje qytetarëve ta ushtrojnë të drejtën e tyre

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjinit”, në Gllogjan.

Haradinaj tregoi se ka votuar së bashku me familjarët e tij: nanën Rukë, gruan e Shkëlzenit, Suzanën, dhe motrën Valbonën.

banner

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Iu bëj thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë, të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh që mund ta marrin”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në procesin demokratik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy