Cristiano Ronaldo sonte ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga “Globe Soccer”.
Në edicionin e 16-të të ndarjes së çmimeve nga kjo organizatë, edhe Cristiano Ronaldo u nderua për arritjet e tij gjatë vitit 2025.
Ronaldo e fitoi çmimin si “Lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme”, çmim që iu dha nga “Globe Soccer”.
Pasi e fitoi këtë çmim, foli edhe vetë Cristiano Ronaldo.
“Një moment i veçantë për ta mbyllur vitin. Vazhdoj me të njëjtin pasion, përkushtim dhe uri si gjithmonë për të arritur objektivat e mia. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur këtë vit!”, tha Ronaldo.
Ronaldo shënoi 41 gola gjatë vitit 2025 me klubin e tij, Al-Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë.
Në përgjithësi, Ronaldo ka shënuar 956 gola në karrierë, duke vazhduar fuqishëm drejt rekordit prej 1000 golave, si 40-vjeçar

