Astrit Gashi: LDK është ndëshkuar nga votuesit e saj për qëndrimin opozitar ndaj Vetëvendosjes

by Nexhat

Analisti Astrit Gashi, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se një prej arsyeve pse opozita është ndëshkuar nga votuesit lidhet me qasjen e saj ndaj Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Gashit, pretendimi se opozita ka qenë e butë ndaj Vetëvendosjes nuk qëndron në rastin e Lidhja Demokratike e Kosovës.

banner

“Unë po mendoj që në rastin e LDK-së kjo është krejtësisht e pasaktë, kjo është krejtësisht e pasaktë”, ka deklaruar ai.

Gashi ka theksuar se ndëshkimi elektoral ndaj LDK-së ka ardhur pikërisht për shkak të qëndrimit të saj opozitar ndaj Vetëvendosjes.

“Votuesi i LDK-së e ka ndëshku që i ka bërë opozitë Lëvizjes Vetëvendosje. LDK është ndëshkuar nga ai votues”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar më tej se votuesi i LDK-së e ka ndëshkuar subjektin e vet me votë për shkak të mosbashkëpunimit të saj me Vetëvendosjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy