City përshpejton bisedimet për Semenyo-n, Bournemouth kërkon kohë

by Nexhat

Manchester City raportohet se po përshpejton negociatat me Bournemouth lidhur me klauzolën e lirimit të Antoine Semenyo.

Siç u raportua javën e kaluar nga ‘Flashscore’, City ishte në një duel të drejtpërdrejtë me Manchester United për nënshkrimin e Semenyo-s, ndërsa më pas, përfaqësuesit e lojtarit dhe vetë futbollisti u afruan gjithnjë e më shumë me një transferim drejt “Etihad Stadium”.

banner

Edhe pse ka pasur spekulime se Liverpool mund të tentojë të “rrëmbejë” marrëveshjen, burime pranë çështjes bëjnë të ditur se, deri të dielën në mbrëmje, një skenar i tillë nuk ishte real.

Manchester City është i bindur se marrëveshja mund të arrihet dhe tashmë është gati të ulet sërish në tryezë me Bournemouth për të diskutuar detajet dhe kohën e zhbllokimit të transferimit.

Megjithatë, ekzistojnë disa pengesa të vogla. Bournemouth ka një kalendar të ngjeshur, forma e skuadrës ka rënë së fundmi dhe klubi nuk ka ende një zëvendësues të menjëhershëm për Semenyo-n.

Sipas medieve britanike, Bournemouth do të preferonte të mos e shesë lojtarin para përballjes kundër Tottenhamit, e cila është planifikuar për 7 janar.

Nga ana tjetër, Manchester City dëshiron që transferimi të realizohet sa më shpejt që në kohën kur të hapet afatit kalimtar i janarit, përpara ndeshjes së rëndësishme ndaj Chelseat, e planifikuar për 4 janar.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Antoine Semenyo-s, teksa City synon ta mbyllë sa më shpejt këtë përforcim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy