Hamza paralajmëron reformë të brendshme në PDK: Në të ardhmen sigurisht se do të jetë parti fituese

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës paralajmëroi reformë të brendshme pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të së dielës.

Bedri Hamza tha në një konferencë për media se nuk është person që i shmanget përgjegjësisë, ndërsa parlajmëroi takime me strukturat e partisë dhe vendime “në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe pa vonesë”.

banner

Ai tha se PDK-ja “shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor”.

“Nuk ka pasur qe një kohë të gjatë zgjedhje, prej vitit 2019. Do të fillojë prej bazës, prej nëndegëve, duke i përfshirë të gjitha nivelet, deri në zgjedhjen e të gjithave organve të partisë. Realisht është kohë e gjatë dhe ka nevojë që të kemi një reformë, të kemi një ndryshim edhe të moshës, të gjinive, profesioneve dhe gjithçka tjetër”, tha ai.

Hamza tha se situata në vend në të cilën u gjend PDK-ja ishte “komplekse” dhe se kjo parti në të ardhmen do të bëhet “parti fituese”.

“Në një situatë komplekse, bukur mirë të planifikuar se çka ndodh, besoj që Partia Demokratike e Kosovës ka bërë punë të mirë, e ka ruajtur votën e vet dhe trupin e vet elektoral. Sigurisht se në të ardhmen është në një pozicion dhe jam i bindur se do të rritet dhe do jetë parti fituese”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy