Mbyllet protesta e opozitës, Berisha: Rinisim tubimet në fillim të vitit të ri, bulevardi është rruga e fitores

by Nexhat

Lideri i opozitës, Sali Berisha, njoftoi se protestat e opozitës do të rinisin pas vitit të ri.

Në fjalën e tij mbajtur në Foltoren e improvizuar para kryeministrisë, Berisha tha se rruga e vetme është protesta e qëndrueshme.

banner

“Opozita do të fillojë protesta pa asnjë diskutim.

Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri

Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë.

Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar.

Bulevardi është sheshi, është rruga e fitores”, tha Berisha.

Pjesë nga fjalimi

Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri.

Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë.

Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar.

Bulevardi është sheshi, është rruga e fitores.

Asnjë prej tyre nuk duhet t’i thotë vetes se sa jemi. Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistëve është i pashtershëm dhe triumfues. Dhe unë kam besim të madh se kjo karabina e kalbur që po kundërmon erën më të keqe në Shqipëri dhe mbarë Europën, do të marrë vendin që meriton

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy