Rama uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e Kosovës: “Uroj sukses për Kosovën dhe marrëdhëniet tona vëllazërore”

by engel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij domethënëse në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar rëndësinë e mandatit të konfirmuar nga populli i Kosovës, duke shprehur shpresën që kjo fitore të kthehet në sukses dhe përparim për vendin, si dhe për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve.

banner

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar,” shkruan Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy