Terras thotë se Albini tani ka mandat të qartë pas zgjedhjeve: Duhet të jetë më pragmatik në mënyrën e qeverisjes

by engel

Riho Terras, raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, duke theksuar se ato mund të vendosin pikën përfundimtare mbi bllokadën politike që i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Rezultati i zgjedhjeve duhet të përfundojë më në fund bllokadën politike që i ka kushtuar vendit miliona euro fonde të BE-së”, shkroi Terras në rrjetin social X, raporton informim.net.

banner

Ai gjithashtu vuri në pah përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se “Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësinë për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”.

Deklarata e Terras vjen në një kohë kur Kosova synon formimin e shpejtë të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i hapur rrugë rifillimit të projekteve dhe forcimit të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy