Zjarr tragjik në një azil pleqsh në Indonezi, 16 persona humbin jetën

by informim peje

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në qytetin Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi-t.

Lajmi u konfirmua sot për AFP-në nga punonjësi i shpëtimit, Jimmy Rotinsulu, i cili bëri të ditur se shumica e viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre. Sipas tij, banorët e moshuar me shumë gjasa ndodheshin duke pushuar në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje, në momentin kur shpërtheu zjarri.

banner

Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, të cilët më pas u dërguan për kontroll mjekësor në një spital lokal.

Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Metro TV treguan flakët që përfshinë godinën e azilit, ndërsa banorë të zonës ndihmonin ekipet e emergjencës në evakuimin e të moshuarve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy