Donnarumma e shtyen dasmën e tij, shkaku i Kupës së Botës

by Nexhat

Agjenti i Gianluigi Donnarummës ka zbuluar se portieri italian e ka shtyrë martesën e tij për shkak të Kupës së Botës, ndërsa menjëherë krijoi lidhje të ngushtë me Erling Haaland dhe Pep Guardiolën te Manchester City.

“Azzurrët” nuk kanë arritur të kualifikohen për dy edicionet e fundit të Kupës së Botës dhe ende nuk e dinë nëse do të marrin pjesë në turneun e vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

banner

Ata do të duhet të kalojnë nëpër “play-off”, duke u përballur me Irlandën e Veriut dhe më pas me Uellsin ose Bosnjë e Hercegovinën në mars, por Donnarumma beson se skuadra do të jetë aty gjatë verës.

“Ishte planifikuar të martohej këtë verë, por e ka shtyrë gjithçka për shkak të angazhimeve ndërkombëtare me Italinë,” tha agjenti Enzo Raiola për “Radio Sportiva” në Itali.

“I kujdesur shumë për Kupën e Botës, kërkoi të qëndrojë i fokusuar dhe po mendon vetëm për klubin dhe Italinë, sepse dëshiron të shkojë në këtë turne me gjithë zemrën e tij”, shtoi ai.

Ky ka qenë një vit i veçantë për Donnarummën, i cili fitoi praktikisht gjithçka te Paris Saint-Germain, për të përfunduar më pas duke u larguar në muajt e fundit të kontratës dhe u bashkua me Manchester City.

“Ishte një verë intensive duke pasur parasysh çfarë ndodhi në Paris, ndoshta një ditë do të na shpjegojnë çfarë ndodhi dhe pse e vlerësuan kështu, por sot po shijojmë kohën e tij te Manchester City,” shtoi Raiola.

“Që kur Gigio erdhi, gjërat janë përmirësuar në aspektin e rezultateve, dhe tani janë sërish duke sfiduar Arsenalin për kreun e tabelës. Gjashtë muajt e parë kanë shkuar mirë, si ai ashtu edhe klubi janë të kënaqur”, vazhdoi tutje ai.

Donnarumma ka krijuar një lidhje të veçantë me shokun e skuadrës te Manchester City, Haaland, me të cilin shpesh shfaqen duke bërë shaka në rrjetet sociale dhe në fushë.

“Që nga dita e parë krijoi një lidhje me të, por ata të dy ishin pjesë e agjencisë tonë më parë, kështu që kishin takuar njëri-tjetrin më parë,” vuri në dukje Raiola.

“Kanë personalitete shumë të ngjashme. Janë dy djem të shkëlqyer, dhe kjo është elementi kryesor. Guardiola është gjithashtu një nga trajnerët më të mirë të futbollit modern, prandaj ka nevojë për aftësi me njerëzit dhe di si të menaxhojë lojtarët”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy