E rëndë, dyshime se 12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi prej të moshuarit 70-vjeçar

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të martë në fshatin Piskupat të Pogradecit, ku një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar, person i njohur për familjen e të miturës.

banner

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, rreth 70 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

Burime bëjnë me dije se i moshuari ka abuzuar seksualisht me të miturën në banesën e tij./Panorama.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy