Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë sa i takon protestës së Adriatik Lapajt apo dhe foltoret e opozitës që mbahen çdo të hënë.
Në konferencën e fundit për shtyp me gazetarët, Rama tha se i vetmi hall i tyre është pushteti.
“Dëgjo këtu, nuk shqetësohem për askënd që hallin e vetë ka pushtetit. Kush do pushtet dhe lufton për të, të vërë tenda, të vërë kujën, të hidhet përjetë, të vërë kujën, nuk është në prioritetet e halleve të mia. Nëse ata do të kishin një hall dhe ti do të shkoje te ajo çadër. Se ne e dimë se ça halli kanë ata.”, tha ai

