Helez për Vuçiqin: Nuk ka pajtim për sa kohë që një përbindësh është në krye të Serbisë

by Nexhat

Me rastin e arrestimit të avokatit beogradas Çedomir Stojkoviç, ka reaguar ministri i Mbrojtjes i Bosnje dhe Hercegovinës, Zukan Helez, duke akuzuar drejtpërdrejt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përfshirje në “Snajper safari” gjatë rrethimit të Sarajevës.

Helez thekson se regjimi i Vuçiqit po bëhet çdo ditë e më represiv dhe autoritar, duke përdorur institucionet shtetërore për të frikësuar dhe heshtur ata që kërkojnë të vërtetën.

banner

Sipas Helezit, arrestimi i avokatit erdhi menjëherë pasi ai paraqiti kallëzim penal kundër Vuçiqit lidhur me ngjarjet e luftës në Sarajevë, çka përbën dëshmi se Serbia po largohet gjithnjë e më shumë nga standardet demokratike.

Ai paralajmëron se, në vend që akuzat të hetohen në mënyrë të pavarur dhe transparente, pushteti në Serbi po e përdor prokurorinë si mburojë për mbrojtjen e presidentit dhe si mjet presioni politik.

Helez shpreh shqetësim të veçantë edhe për vdekjet e dyshimta të disa personave që, sipas tij, kanë qenë të lidhur me strukturat çetnike dhe zinxhirin komandues përgjegjës për terrorin ndaj civilëve të Sarajevës, persona që mund të kenë pasur njohuri të rëndësishme për rolin e individëve të caktuar gjatë luftës.

Duke iu referuar deklaratave kontradiktore të vetë Vuçiqit për praninë e tij në Varrezat Hebraike në Sarajevë, Helez vë në pikëpyetje arsyet e qëndrimit të tij atje dhe rolin që ka pasur në një zonë ku vepronin forcat e Ushtrisë së Republikës Serbe dhe formacione paramilitare nga Serbia.

“Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës derisa në krye të Serbisë të jetë një njeri që, kur nuk qëllonte mbi civilët e Sarajevës, organizonte që përbindësha nga e gjithë bota të vinin për të vrarë”, deklaroi Helez i cili theksuar se nuk ka pajtim pa të vërtetën, nuk ka besim pa përgjegjësi dhe nuk ka të ardhme pa pranimin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Nuk ka pajtim derisa në krye të Serbisë të jetë një monstrum”, përfundoi Helez. /Oslobodjenje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy