Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaza

by Nexhat

Disa organizata ndërkombëtare humanitare që veprojnë në territoret palestineze, përfshirë “Mjekë pa kufij” (MSF) rrezikojnë të ndalojnë veprimtarinë e tyre atje në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Izraelit.

Qeveria izraelite ka ndërmarrë hapa ligjorë për të revokuar licencat e tyre duke filluar nga 1 janari, duke argumentuar mungesën e regjistrimit dhe përfshirjen e dyshuar të disa punonjësve në aktivitete terroriste.

banner

Ministria e Çështjeve të Diasporës bëri të ditur se 37 organizata janë prekur deri tani nga pezullimi.

Ato janë njoftuar se licencat e tyre do të hiqen më 1 janar dhe duhet të ndalojnë aktivitetet deri më 1 mars, së paku.

MSF-ja paralajmëroi javën e kaluar se kërkesat e reja të regjistrimit të imponuara nga Izraeli mund të lënë qindra mijëra njerëz në Rripin e Gazës pa kujdes mjekësor jetik deri në vitin 2026.

MSF-ja bëri thirrje që Izraeli të “sigurojë që organizatat ndërkombëtare joqeveritare të mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të paanshme dhe të pavarur në Gaza”.

Sipas gazetës “Yedioth Ahronoth”, organizatat kishin refuzuar kërkesën për të dorëzuar lista të plota të punonjësve palestinezë për kontrolle sigurie.

Izraeli akuzoi MSF-në për përfshirjen e disa punonjësve të saj në aktivitete terroriste.

Në qershor 2024, për shembull, një luftëtar i grupit terrorist Xhihadi Islamik që punonte në organizatë u vra.

Në shtator u bë e ditur se një punonjës tjetër kishte shërbyer si snajperist për milicinë palestineze Hamas

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy