LDK e treta me 13,57%, Grainca flet për arsyet e rezultatit zgjedhor

by Nexhat

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Grainca, ka analizuar arsyet e rezultatit zgjedhor të kësaj partie, duke i ndarë faktorët që ndikuan në humbje në të jashtëm dhe të brendshëm.

Duke folur në Debat Plus, Grainca tha se në aspektin e faktorëve të jashtëm, LDK-ja është përballur me një konkurrencë joreale nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila, sipas tij, ka keqpërdorur resurset qeveritare gjatë fushatës elektorale.

banner

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, LDK-ja u rendit e treta, sipas të dhënave preliminare, duke siguruar 13,57 për qind të votave, përkatësisht 119,201 vota.

Duke kaluar te faktorët e brendshëm, Grainca vlerësoi se LDK-ja ka pasur një varg lëshimesh serioze gjatë fushatës zgjedhore.

“Gjithë problematikën ë LDK-së e ndaj në dy grupe. Në grupin e faktorëve të jashtëm, që është LVV edhe kundërshtari politik. Dhe në grupin e faktorëve të brendshëm, që është LDK-ja dhe vetë gjendja brenda LDK-së. Të faktorët e jashtëm LDK-ja ballafaquar më një konkurrencë joreale. Për faktin se qeveria i ka keqpërdor resurset e saj qeveritare në fushatën elektorale, ka qenë më dinamike dhe ka qenë shpesh herë ka bërë propagandë të atillë, duke i ndarë në ne dhe ata që janë me Listën Serbe. Mendoj që ky ka qenë një prej faktorëve kryesor që ka garuar LVV dhe me të cilën ka korrur suksesin më të madh. Për faktin se LDK-ja nuk ka mundur ta dëshmojë të kundërtën, ka qenë pasive.

Nëse i kthemi LDK-së. Atëherë mendoj që LDK-ja ka pas një varg lëshimesh në fushatën zgjedhore. Nëse do të ishin evituar, sot do të kishim fol për sukseset dhe meritat që ka lidershipi i LDK-së. Por në një rast kur kemi një humbje të LDK-së, një debakël. Atëherë fatura i shkon lidershipit të LDK-së. Kur them lidershipit nuk mendoj vetëm zotin Lumir Abdixhikur por edhe njerëzve që e rrethojnë”, ka thënë Grainca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy