Revista angleze “FourFourTwo” ka azhurnuar klasifikimin e 100 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, ku në majë qëndron Lionel Messi.
Argjentinasi ka lënë pas legjendat Pele dhe Diego Maradona, duke konfirmuar statusin e tij si një nga ikonat më të mëdha të futbollit.
Rivali i përjetshëm i Messit, Cristiano Ronaldo, renditet në vend të katërt, ndërsa në 10-shen e parë gjenden emra si Johann Cruyff, Zinedine Zidane, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stefano, Ronaldo “Fenomeni” dhe George Best.
Italiani më i lartë i renditur është Paolo Maldini, në vend të 19-të, ndërsa portieri më i mirë i të gjitha kohërave konsiderohet rusi Lev Yashin, në vend të 22-të.
Top 10 futbollistët më të mirë sipas “FourFourTwo”:
Lionel Messi
Pele
Diego Maradona
Cristiano Ronaldo
Johann Cruyff
Zinedine Zidane
Franz Beckenbauer
Alfredo Di Stefano
Ronaldo “Fenomeni”
George Best
Ky klasifikim rikthen në vëmendje historinë dhe legjendat e futbollit botëror, duke reflektuar ndikimin e tyre në lojën më popullore në botë

